Ka ndodhur

Plagosi me thikë 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet 48-vjeçari, i cili plagosi me thikë një 55-vjeçar ditën e djeshme në Vlorë.

Ditën e djeshme, në fshatin Mifol, 48-vjeçari me inicialet F. B., banues në fshatin Fitore, për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi 48-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë