Politike

Lokalet/ Berisha do të mbyllë fushatën në Tiranë: Më 12 maj të festojmë në sheshin ‘Nënë Tereza’

Sali Berisha ka kërkuar votën e të djathtës për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  Miftar Dauti, për bashkinë e Hasit. Gjatë këtij tubimi, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj Edi Ramës.

“Edi Rama është treguar një armik i kombit shqiptar sepse ai me politikat që ka ndjekur, me rikthimin e tiranisë së varfërisë gjatë këtyre tetë viteve, me masat të tjera shtrënguese, nga arrestimet masive për energjinë elektrike dhe ujin, me shkatërrimin e dhjetëra-mijëra bizneseve, ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të braktisin Shqipërinë.

Ai ka kryer gjenocid të vërtetë ndaj kombit shqiptar. Koha për të ka kohë që ka përfunduar.

Ndaj dhe me 14 maj, të gjithë hasjanët në këtë rreth dhe kudo që ndodhen, u bëj thirrje të vijnë dhe të votojnë ndryshimin, të votojnë Miftar Dautin.

I garantoj se duke votuar Miftar Dautin, kanë votuar shpresën për veten e tyre, kanë votuar shpresën për fëmijët e tyre, kanë votuar rikthimin e Hasit dhe të Shqipërisë në rrugën që meritojnë”, tha Berisha. Ai dhe Ilir Meta pritet të mbyllin fushatën të premten e javës që vjen në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

“Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri.

Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj.

Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë