Kryeministri Edi Rama zhvilloi mitingun përmbyllës në qytetin e Vlorës, ku prezantoi kandidatin Ermal Dredha. Kryesocialisti nuk la pa shigjetuar në fjalën e tij ish-kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, kur iu referua porosive që i kishte lënë kandidatit Dredha.
“Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrish pa gjumë! Vlorë si duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Vlora është një nga lojtaret kryesore të skuadrës që duam të bëjmë kampion të Ballkanit në turizëm, por nuk bëhemi të tillë nëse nuk i lëmë turistët pa fjalë…. “ tha ndër të tjera Rama, duke i kujtuar gjithashtu Dredhës se duhet te jetë një kryetar që “nuk ia mbyll derën PS-së”, se duhet “të vërë në radhë të parë socialistët dhe socialistet” dhe të respektojë edhe demokratët.
Por kur erdhi fjala tek opozita, Rama shfrenoi fjalorin kur iu referua kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojme” që sipas tij e ka zgjedhur deputeti i PD-së, Bujar Leskaj. Sipas Ramës, kandidati i opozitës është “budalla” ndërsa vetë Sali Berisha “një gërdallë që vjen rreth e rrotull Shqipërisë”
“Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet t’i them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në…”, tha ndër të tjera Rama
Kryetari i PS-së në fund të fjalës së tij premtoi para vlonjatëve se partia që ai kryeson do të shënojë fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit.
”Ne do të kemi në këto zgjedhje fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit, në historinë e zgjedhjeve vendore”, përfundoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje