Gazeta Si – Një foshnjë rreth dy muajshe është gjetur e braktisur të shtunën në Golem të Kavajës, nga një qytetar, i cili më pas e ka dërguar në Spitalin e Durrësit.
Foshnja mësohet se ishte braktisur në anë të rrugës në Golem dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor.
Policia tha se po punon për kapjen e shtetases D.S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit ka braktisur foshnjen e saj.
Mjekët e Durrësit kanë konfirmuar se fëmija ishte disa muajshe dhe për këtë e kanë dërguar në pediatri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje