Politike

Meta nga Kavaja: Qeveria përdori tërmetin për të vjedhur pronat e qytetarëve

Gazeta Si – Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi nga Kavaja qeverinë “Rama”, ndërsa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtar i NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin”, tha Meta.

Meta u shpreh i bindur se në datë 14 Maji, Fisnik Qosja, kandidati i koalicionit “Bashkinë Fitojmë” në Kavajë do të marrë drejtimin e bashkisë.

Ai u shpreh se në katër vitet e ardhshme, Qosja do i kthejë Kavajës perspektivën dhe shkëlqimin që meriton.

“Jam i sigurt që Fisnik Qosja do të shkëlqejë si administrator model në katër vitet e ardhshme dhe do i japë Kavajës perspektivën dhe shkëlqimin që meriton sepse e njeh fuqinë e komunitetit të Kavajës dhe e mbështet këtë ndryshim te beteja e tij për të përfshirë të rinjtë jo vetëm në këtë betejë për ndryshim, por sidomos nesër në betejën që të rinjtë e Kavajës të jenë krenarë jo vetëm për historinë e Kavajës, por të jetojnë të lumtur”, – shtoi Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë