Ka ndodhur

Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësoren në vijat e bardha

Gazeta Si – Një këmbësore është përplasur nga një makinë në vijat e bardha në qytetin e Shkodrës në sheshin “Demokracia” mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia tha se një automjet i drejtuar nga 65-vjeçari A.R., përplasi këmbësoren me iniciale N.GJ., 55 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë