Lajla Përnaska është kandidate për Bashkinë e Tiranës në 14 maj e cila kandidon me logon e PDIU.
Shpëtim Idrizi është shprehur se Përnaska nuk është kandidate e tyre, por i kanë ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet, me argumentin që të ketë zëra që shkojnë përtej elektoratit të PD e PS.
“Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe në politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona.
Nëse ne do shohim sot, ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive dhe do e shohim edhe në pjesëmarrje në votime. Është shumë mirë kështu që të futen sa më shumë aktor, dhamë mundësi që të jetë një zë ndryshe”, tha Idrizi.
Ai ka shpjeguar edhe pse ka vendosur që të bëjë një fushatë “të qetë”
“Jemi fokusuar në elektoratin tonë dhe jemi për Këshillat Bashkiak. Kemi një ekip shumë të mirë. Duket sikur ata që janë kandidatë i drejtohen më shumë njëri tjetrit, sesa qytetarëve”, tha ai i ftuar në Report Tv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje