Politike

Alibeaj rrit tonet ndaj Berishës: E mbrojtëm kur vodhi zgjedhjet në 96’ dhe pas tragjedisë së Gërdecit    

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte ne Pogradec ku kërkoi votën e të djathtëve për Këshillin Bashkiak.

Alibeaj tha se PD-ja nuk i ka më asnjë borxh Sali Berishës, duke kërkuar në këtë mënyrë që të djathtët të votojnë për PD-në dhe jo koalicionin “Bashkë Fitojmë”

“Nëse do duam vërtetë të jemi të djathtë marrëdhënia jonë duhet të jetë kjo, të distancohemi. Në politikë nëse te ndodh një gjëmë e tillë, aftësia është për tu distancuar. E në rastin konkret ne na erdhi mundësia dhe e kemi bërë këtë akt që nga momenti që SHBA e përcaktuan si non grata Berishën, për korrupsion dhe minim të demokracisë. Një parti e cila nuk qëndron varur nga lideri nuk mundet që të asgjesohet për hallin e liderit siç ai kërkoi të bëhet. Atë tha ai në fillim, një parti që s’më mbron mua, meriton të shkrihet. E ka thënë hapur, se ka fshehur hiç. Pra ne kemi qenë në një dilemë të madhe, të qëndronim strukur e të mbronim liderin tonë, ndërkohe që e gjithë partia do të izolohej, do të shkrihej ose nga ana tjetër të mbronim PD dhe ta kthenim në një të djathtë reale në partneritet me perëndimin. Zgjodhëm të dytën.

Ju falenderoj shumë për qëndresën që keni bërë. Për faktin që jeni treguar vërtete te djathtë sepse unë  e di që për secilin nga ne që e ka konsideruar lider historik nuk ka qene e lehtë të marrësh një vendim të tillë. Ne e kemi mbrojtur Sali Berishën…”, tha Alibeaj.

Ai radhiti mbështetjen sipas tij për Berishën ndër vite duke përmendur për herë të parë edhe Gërdecin.   “Demokratët e kanë mbrojtur ne 92 pas zgjedhjeve të marsit ku në zgjedhjet lokale fituan përsëri socialistët. E mbrojtëm në 94 me humbjen e referendumit. E mbrojtëm në 96 me zgjedhjet e vjedhura, ku fituam gjasme zgjedhjet. E mbrojtëm ne 97, e mbrojtëm në 98 ku u bë një shkëputje nga PD në atë kohë. E mbrojtëm ne 2008, rastin e Gerdecit, e mbrojtëm ne 2011 edhe në 2013 kur u largua dhe tha do largohem fare, përsëri e mbrojtëm dhe me keqardhje me thënë të drejtën. E pra po kaq shumë mbështetje dhënë Sali Berishës, 2 here president dhe 2 herë kryeministër kam përshtypjen që çdo njeri do duhet të bënte diçka. T’ua kthente demokratëve mbështetjen që i kanë dhënë. Dhe jo t’i merrte dhe t’i çonte tek Ilir Meta siç e ka bërë…”, tha Alibeaj në Pogradec  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë