Politike

Rama akuza Bardh Spahisë: Bashkia Shkodër, më e prapambetura  

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim elektoral në Peqin, nga ku ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  për Shkodrën, Bardh Spahinë.

Ai e konsideroi Bashkinë e Shkodrës më të prapambeturën.

“Ne e kemi parë në të gjithë rrugëtimin tonë se sa e vështirë bëhet për bashkitë dhe komunitetet kur drejtimi i tyre është në duart e atyre që në të gjithë historinë e pluralizmit shqiptar asnjëherë askund kur u është dhënë besimi nuk kanë mundur të bëjnë një ndryshim për të cilin sot mund të na tregojnë se sa mirë e kanë bërë.

Në asnjë bashki ku kanë drejtuar komuniteti nuk ua ka parë hajrin, por vetëm sherrin. S’ka parë ndryshime, por ka pasur degradim.

Shembulli për këtë është Shkodra. Një qytet i bekuar si asnjë tjetër, është bashkia më e prapambetur në Shqipëri. Ku kazanët e plehrave mbushen plot e përplot”, tha ndër të tjera Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë