Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët e Dimalit, tha se 14 maji do jetë më spektakolari se asnjëherë më parë.
“…Gratë që kanë burrin me mendjen për të votuar kandidatët e faqes së zezë, ta kyçin brenda, të lajnë xhamat ata që duan të votojnë për faqen e zezë. Atë ditë, të dielën të mos dalin nga shtëpia. Të bëjnë byrekun gati, edhe të presin rezultatin, të mbajnë dhe një shishe ujë që mos t’ju ngec byreku në fyt, sepse rezultati do jetë më spektakolar se asnjëherë tjetër”, u shpreh ndër të tjera Rama teksa ironizoi me këtë rast spotin e Sali Berishës i cili pak ditë më parë reklamoi fetat e “vjedhjes së byrekut” të qeverisë Rama.
Edhe në Kuçove, Rama përsëriti të njëjtin qëndrim.
“Partnerët ndërkombëtarë do numërojnë sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, akoma nuk mbushin që me faqen e zezë lëndojnë marrëdhëniet me ta. Dhe marrëdhëniet me ta janë shumë të rëndësishme se nëse Shqipëria po rritet sot ekonomikisht është falë investimeve të tyre. Nëse marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira. Kështu që çdo familje mund t’i bjerë fatkeqësia që t’i dalë ndonjë dru i mbrapshtë, por çdo familje merr masa që mos të kthehet në problem për gjithë popullin. Unë u them atyre të shtëpisë time po pati shenjën më të vogël që unë mund të shkoj në këtë drejtim, më mbyllni në shtëpi. Atyre nuk u hapet asnjë derë në Europë. Cilët donatorë do vijnë këtu të financojnë në secilën bashki? Edhe kur nuk ka qenë kështu, më tregoni një bashki që ata e morën dhe e cuan një hap përpara” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje