Ka ndodhur

Magazina e mobiljeve përfshihet nga zjarri në Vlorë

Gazeta Si – Një magazinë mobilerie në Vlorë është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të marte në lagjen “Kushtrimi”.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohen persona të lënduar.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes, shtëllunga të mëdha tymi të zi shihen të ngrihen në ajër nga magazina në flakë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në aktivizimin e vatrës së zjarrit. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që të shuajnë flakët.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë