Politike

Prej 1 tetorit ulen tarifat roaming me vendet e BE

Nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë uljen e tarifave Roaming me vendet e BE-së. Ata do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot

“38 operatorët e telekomunikacionit, duke respektuar planet e tyre të biznesit, por edhe duke iu përgjigjur thirrjes politike, kanë rënë dakord për të pasur një kufi maksimal të unifikuar të çmimit, prej 18 euro për një GB. Dhe e them me kënaqësi të plotë se kjo është është një arritje e madhe”, tha Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal..

Aktualisht, ka një larmishmëri paketash të çmimeve të roaming, disa më të ulëta, të tjera më të larta. Sipas Bregut, kemi raste në BE, ku kostoja për përdorimin e internetit në roaming shkon edhe në 500 euro për GB, ndërsa çmimet standarde shkojnë edhe më lart, deri në 21.000 euro për GB.

Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

“Sigurisht, disa operatorë do të duhet të reduktojnë çmimet më shumë se të tjerët, pasi paketat e çmimeve nga njëri operator te tjetri, ndryshojnë. Për të dhënë një shembull më konkret, në Kosovë çmimet e paketave për përdorimin e internetit variojnë ndërmjet 13 dhe 30 euro për GB në paketat që ata ofrojnë”, tha Bregu.

“Por ajo çfarë është e rëndësishme për ne sot është fakti se me kufirin maksimal që operatorët janë dakordësuar, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, përmes paketave të ndryshme, shtesave (add-ons) etj, ndërsa do të përdorin internetin celular kur janë në roaming në vendet e BE-së”, u shpreh sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë