Politike

Patozi: PS, në shijet personale të një njeriu, të tjerët i bëjnë fresk. Kjo si bën mirë as vetë partisë

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pjesë e Aleancës Progresiste LZHK, ka deklaruar se Shqipërisë i ka ardhur e keqja nga mbipushteti dhe keqmenaxhimi i pushtetit nga një dorë e vetme.

“Shqipërisë në fakt nuk i ka ardhur e keqja nga pluralizmi, Shqipërisë i ka ardhur e keqja nga mbipushteti dhe nga keqmenaxhimi i pushtetit në një dorë të vetme.

Ndaj unë them që pas këtyre zgjedhjeve në Shqipëri, në rast se duam të kemi ndryshim dhe jo thjesht rrotacion, ne duhet të nisim një lëvizje, e cila të tentojë çpushtetërimin, duke filluar nga kryeministri e duke shkuar te kryebashkiaku më i papërfillshëm.

Ndaj unë them që ky është fenomen që duhet të prekë dhe Partinë Socialiste, në mos i kanë hyrë ato tenjat që tani që po flasim dhe kjo është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga kryetarokracia, e cila po i zë frymën, po i zë frymën nga të dyja anët e saj si në pushtet ashtu dhe në opozitë.

Po sigurisht që pesha e pushtetit është më e madhe dhe shumë më domethënëse për problemet dhe shqetësimet që kanë qytetarët shqiptarë”, është shprehur Patozi gjatë një interviste.

Më tej, Patozi thekson se Partia Socialiste nuk është e bashkuar, se është në duart e një njeriu të vetëm, të cilit pjesa tjetër i bën fresk.

“Po të mos na e shesin këtë që PS ka një kandidat është e gjitha e bashkuar. Nuk është kaq e bashkuar, por edhe sikur të ishte e vërtetë që ishte solidare nuk është lajm i mirë për qytetarët, por nuk është lajm i mirë as për PS-në vetë, e cila është në dorën, në humorin, në shijet personale të vetëm një njeriu dhe të gjithë të tjerët pastaj ose i bëjnë fresk ose s’kanë asnjë vlerë, duke filluar që nga kryetarët e bashkive më të mëdha e deri te zëvendëskryeministri”, tha Patozi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë