Ka ndodhur

Dy persona të ekstraduar në Shqipëri nga Greqia dhe Serbia

Gazeta Si – Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi ynë janë arrestuar në Greqi dhe në Serbi me qëllim ekstradimi.

Sipas policisë mësohet se është kapur në Greqi, shtetasi K. R., 30 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në Serbi është bërë i mundur arrestimi i Almario Vojoviç, 29 vjeç, i cili ishte dënuar me një vit për ndihmën e dhënë ndaj shtetasve të huaj.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Klodjan Hajderlli, 43 vjeç, banues në Elbasan, i arrestuar më parë nga shërbimet e DVP Elbasan, për këtë qëllim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në muajin mars të vitit 2022, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët ”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë