Gazeta Si – Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e të martës në vendin e quajtur “Lumi i Mziut” në Pukë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Policia thotë se shtetasi V. M., së bashku me djalin e tij, R. M., dhe S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin B. N.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Pukë, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë.
Po ashtu, “Bashkë Fitojmë” pretendon se të tre personat gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje