Ka ndodhur

Digjet brenda garazhit makina e kandidatit të PS për Bashkinë Has: S’besoj se ka lidhje me zgjedhjet

Gazeta Si – Digjet makina e kandidatit të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë Has, Beqir Mulaj, i cili njihet edhe si Halit Mulaj.

Policia e Kukësit thotë se mjeti është djegur brenda garazhit ku ndodhej i parkuar, pa specifikuar nëse ka qenë një gjest i qëllimshëm apo jo.

Ngjarja ka ndodhur rreth në mesnatë rreth orës 00:04 në aksin rrugor Krumë-Golaj. Shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të kandidatit socialist për kryebshkiak të Hasit.

Mulaj, i cili kandidon për kryetar bashkie të Hasit në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh për gazetarët se si pasojë e zjarrit është shkatërruar thuajse gjithçka, edhe vetë garazhi.

I pyetur nëse beson se ngjarja është e motivuar politikisht, Mulaj theksoi se dyshime nuk ka dhe as nuk do donte të bënte akuza pa përfunduar fillimisht hetimet.

“Kjo gjë përkoi me fushatën elektorale. Unë jam kandidat për kryetar bashkie. Por realisht nuk kam dyshime. Nuk mund ta vë gishtin. Nuk mund ta them këtë. Policia ka ardhur, ekspertët janë këtu. Unë kam besim te autoritet që të zbardhet shkaku i zjarrit”, – tha ai ndër të tjera.

Si pasojë e zjarrit u shkrumbua automjeti që ndodhej në garazh dhe materiale të tjera bujqësore dhe blektorale që Mulaj i ruante aty për fermën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë