Ka ndodhur

Autobusi i linjës së Petrelës përplaset me automjetin, 5 persona të plagosur

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale I.A.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi i mjetit “Audi” dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Policia njofton se nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i “Audit” ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shoferit të “Audit”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë