Lajme

Zhupa: Rama e Veliaj skemë korruptive tek Unaza e Re

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa deklaroi sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, tha se skema korruptive është e qartë.

Sipassaj, dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompanifantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekuestro.

“Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë. 

5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunwell Haberman ltd.

2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale.

3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. 4. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike”, tha ndër të tjera Zhupa.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë