Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ai po vjedh shqiptarët.
Komentet Berisha i bëri nga Kurbini, gjatë një takimi me qytetarët në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Behar Haxhiu.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Rama ndërton rrugë me 24 milionë euro për kilometër, në një kohë që sipas tij, në vendet e tjera një kilometër kushton 2 milionë euro, vjedh me dokumenta shqiptarët, dhe sipas tij e ka futur në thes drejtësinë dhe e ka kthyer në seksion të PS-së.
“Kandidatët tanë janë takuar me ju, kanë paraqitur programe për problematikat tuaja. Me qëllim që jetën tuaj ta ndryshojnë. Pala tjetër ka paraqitur dancin e saj në buzuk. Le të kërcejë ajo në buzuk, por qytetarët kanë probleme të tjera.
Problemi është se danci i tyre nuk zgjidh hallet e qytetarëve. Me dancing e tyre ata duan të fshehin injorimin që i kanë bërë komunitetit. Duan të fshehin rrogat që paguajnë në Spanjë, drejtorët e emëruar në bashki.
Ata që ndërtojnë rrugë me 24 milionë euro kilometrin, në një kohë që rruga kushton 2 milionë euro, kanë vjedhur 22 milionë euro. Ata nuk kanë kufij. Të gjitha këto i bëjnë me dokumenta, sepse kanë future drejtësinë në thes. E kanë shndërruar në një seksion të PS-së.
Ju bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në votime, Edi Ramën e ka kapur tmerri nga vota juaj. Fitore Behar Haxhiut”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje