“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Europian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake”, tha Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në një reagim të parë pas arrestimit me akuzën zyrtare për blerje votash të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejleri.
“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri. Dua, këtu nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh vendit mik, Shqipërisë. Hapa pas për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do të pranojë”, shtoi Mitsotakis.
Kyriakos Mitsotakis tha se nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ”ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”
“Ka një mënyrë për të qenë të sigurt se rruga e progresit që kemi harruar me dhimbje të mëdha dhe me përpjekje të mëdha do të vazhdojë. Ka vetëm një rrugë: që Demokracia e Re të jetë e fuqishme në kutinë e votimit më 21 maj, nëntë ditë nga tani. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqie për të gjithë fqinjët tanë, se jemi një vend i fortë, ne jemi një vend me besim”, theksoi Mitsotakis në një kohë kur më 21 maj në Greqi ka zgjedhje.
Për arrestimin e Belerit foli edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias. “Arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, përbën skandal”, tha Dendias, para takimit informal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, që po zhvillohet sot të premten.
“Për këtë kam njoftuar tashmë përfaqësuesin e lartë Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez si ushtrues detyre. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër. Nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut”, përsëriti ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje