Ka ndodhur

Foto / Kamioni përplaset me autobusin në Maliq, lëndohet drejtuesi i ‘Benz’-it

Gazeta Si – Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Vloçisht, Maliq, ku një kamion është përplasur me një autobus tip “Benz”.

Pas përplasjes me autobotin e karburantit, drejtuesi i autobusit duke manovruar ka goditur edhe një mjet tjetër të parkuar në të djathtë të rrugës nacionale dhe me pas me murin mbrojtës të këtij aksi.

Nga goditja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit dhe për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikëse për të bere te mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendjen të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë