Politike

Rama mbyll fushatën në Shkodër: Nëse doni të zhvilloheni, mos votoni Berishën dhe Metën

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të fundit elektoral në Shkodër për zgjedhjet e 14 majit, u rikujtoi shkodranëve se nëse duan që qyteti i tyre të zhvillohet, të mos votojnë Berisha-Metën.

Sipas kryeministrit, nëse Shkodra merret nga socialistët, ajo do të bëhet pjesë e makinës së madhe të motorëve të ekonomisë së vendit.

 “Në Vlorë nuk ndalonte njeri sepse nuk kishe ku të rrije, nuk kishte hotele. Sot Vlora ka turistë në dimër dhe në verë. Nëse ne na jepet mundësia që të bëjmë projektin e hyrjes së Shkodrës, e kompleksit turistik me marinën, amfiteatrin , si edhe projektin nga Zogaj në Shirokë që është pjesë e programit se si të ndezim motorët e ekonomisë, do ta kenë zili Shkodrën”, përsëriti Rama.

Ai rikujtoi projektet që ka me kandidatin socialist në këtë zonë, Benet Becin.

“Kemi dy programe të mëdha investimesh. Nëse marrim drejtimin me Benetin i bëjmë shumë më shpejt. Por nëse vazhdojmë po njësoj do të vonohet zhvillimi dhe ekonomia. Më 14 maj votoni pa komplekse. Atyre që nuk mbushin fare, nuk duan të dëgjojnë, u them rrini në shtëpi. Gjithë kjo luftë të madhe, 30 e ca vite si me qenë Kalaja e Krujë që nuk i dorëzohet turqve, e bëtë që të dilni të votoni liken. Sepse atë keni aty. Sepse zotit Berisha i ka humbur vula. Demokrat që do të shkojnë atje, për inatin tim, për inatin tonë dhe për inat të të ardhmes e do të thonë “Bashkë Fitojmë” me like floririn. Do të çohen të gjithë shpirtrat e tyre që kanë ikur në botën tjetër me plagët nga torturat e do të thonë , ‘o nipa e mbesa’ a jeni në vete? Përse me liken do të luftoni komunizmin ju, që as nuk ekziston më. E vetmja mënyrë që të ekzistojë e djathta është të hapin rrugën, more sepse nuk ka rrugë. Këtu i thuhet babës në shtëpi, kur baba nuk kupton. Rri se do ta drejtojmë ne këtë punë. Familja duhet t’i thotë, rri tani, çaj, limon e filma”, ka thënë ndër të tjera, duke shtuar: “Se fola për Vaun e Dejës dhe mu kujtua Zef Hila atje, me diplomë në Turqi që nuk di asnjë fjalë në turqisht. Merhaba Zef nga Shkodra”, përfundoi kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë