Politike

Voton Presidenti Bajram Begaj: Nuk janë zgjedhje për partitë, por për qytetarët

Presidenti Bajram Begaj ka votuar në orët e paradites së sotme në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në qendrën e votimit ku votohet në mënyrë tradicionale, me fletë votimi.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Është dita e zgjedhjeve. Unë ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.

Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive politike. Këto janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Bajram Begaj pasi votimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë