Ka ndodhur

Kandidati i ‘BF’ në Kuçovë Lefter Maliqi, nën hetim për fyerje dhe kanosje

Gazeta Si – Policia e Kuçovës ka proceduar penalisht shtetasin Lefter Maliqi kandidat për kryebashkiak nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Mikel Hoxhën, të cilët akuzohen se kanë kanosur dhe fyer 4 shtetas.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në qytetin e Kuçovës, ku dyshohet se këta shtetas kanë fyer me fjalë dhe kanë shpifur për shtetasit Sh.Sh., 59 vjeç, A.Sh., 39 vjeç, A.K., 44 vjeç dhe A.K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja” dhe “Shpifja”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë