Gazeta Si – Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar në orën 10:13 në shkollën “Kosova” në kryeqytet, ndërsa këtë ditë e ka cilësuar si “pranverën e ndryshimit”.
Ish-kryeministri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Liria dhe 2 fëmijët, Argita dhe Shkëlzen Berisha.
“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetatët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime. Ai që ka frikë votën ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj”, – tha ai.
Berisha fton “të gjithë zgjedhësit të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Ndryshim, kjo është Pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”.
Berisha vuri në dukje edhe problematika e procesit të votimit që duhet të shqyrtohen. “Pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionimi. Do dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë, por janë hakerat qeveritarë që ndërhyjnë. Ka disa qendra, rrethe si për shembull në Durrës, famozi Ron Shqopa dhe disa drejtorë përgjegjësa të njësive administrative kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit por janë përzënë siç meriton”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje