Ka ndodhur

Incident në një qendër votimi në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar nxjerrin me dhunë komisionerin e opozitës

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në këtë qendër votimi dhe kanë nxjerrë me dhune komisionerin e opozitës.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë