Politike

Ambasadoret e SHBA-së dhe BE-së: Ushtroni të drejtën e votës! Autoritetet të zbatojnë ligjet

Nga Gazeta ‘SI’ – Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foton e badge-it të saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, Kim thekson se “është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës”.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha Kim.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e cila foli për mediat nga qyteti i Elbasanit.

“Shqiptarët duhet të zgjedhin politikën më të mirë për t’i drejtuar ata. Sa më shumë qytetarë duhet të marrin pjesë në votime. Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur që të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip vëzhguesish. Para 10 ditësh OSBE nxori edhe raportin për gjetjet e deritanishme”, tha Hohmann.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë