Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko pasi ka votuar, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, duke e konsideruar ditën e sotme shumë të rëndësishme.
“U bëj thirrje qytetarëve të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojmë pronat, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat”, tha Bejko.
Më tej, deklaroi se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.
“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko duke thënë se “e ardhmja ime politike nuk varet nga këto zgjedhje, unë jam një misionar në politike. Do vazhdoj të kontribuoj për politikë pasi e kam pasion ashtu siç do të kontribuoj dhe për qeverisjen vendore pasi e kam profesion”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje