Ka ndodhur

Kandidati i ‘BF’ në Roskovec godet dy qytetarë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë, Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.

Partia Socialiste Roskovec e ka dënuar këtë akt duke e quajtur të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po bën veprimet përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë