Politike

Anëtari i komisionit të një QV-je në Elbasan: Votova elektronikisht Boçin dhe në fletë doli Llatja

Nga Gazeta ‘SI’ – Anëtarin e komisionit i një qendre votimi në qytetin e Elbasanit, ka denoncuar një anomali në pajisjen e votimit elektronik atje.

Komisionieri i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tregon se kur ka bërë votimin e tij, për kandidatin Luçiano Boçin, vota ka shkuar për Gledian Llatjen e Partisë Socialist, automatikisht.

Në qendrën e votimit 23 në Elbasan, ku ka ndodhur situata e pazakontë, është bllokuar votimi në atë pajisje.

Procesi i votimit elektronik ka pasur probleme që në nisje të procesit të votimit këtë të dielë të zgjedhjeve vendore, njësoj edhe me identifikimi elektronik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë