Politike

Yuri Kim nga Vlora: Zbatoni ligjet, të ndalohet blerja dhe shitja e votave

Nga Vlora ku inspektoi procesin e votimeve, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim u shpreh se është thelbësore që të respektohen ligjet për zgjedhjet.

Pjesëmarrja në votime ishte pjesa e parë kyçe e mesazhit që ajo shpërndau në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar më tej nga një apel i drejtuar autoriteteve.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave”, theksohet në mesazh.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, vazhdon ambasadorja.

Pak ditë më parë, ajo shprehur shqetësimin e saj mbi raportimet për shitblerje te votave. Nëse disa po thonë se po blejnë vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, deklaroi ambasadorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë