Politike

Pjesëmarrja e raportuar nga KQZ vetëm nga gjysmat e kutive

Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në orën 17:00 të 14 majit (ora e fundit e rifreskuar), KQZ raporton se kanë votuar 34.54% e popullsisë, në një shifër prej rreth 660 mijë votues. Në kryeqytet për të njëjtën orë raportohen vetëm 142 mijë votues, rreth 37% e popullsisë.

Por, Komisioni Zgjedhor thekson se këto janë shifra nga vetëm gjysma e Qendrave të Votimit, 2.668 nga 5.213 të tilla. Kjo do të thotë se pjesëmarrja reale është më e madhe nga ajo e raportuar, por potencialisht është edhe më e madhe se pjesëmarrja e vitit 2021, po për të njëjtën orë.

Në 2021 kanë votuar rreth 760 mijë vetë ose 43% e votuesve në rang vendi, deri në orën 17:00, 100 mijë votues më shumë, ose 9 pikë përqindje më shumë.

E njëjta diferencë do të ishte edhe nëse numrat e raportuara do të ishin finalet, për të njëjtën orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë