Politike

Pjesëmarrja e lartë e votuesve dhe krahasimi me 2019, a po shkon Himara drejt surprizës?     

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i propozuar nga partia e  PBDNJ-së së Vangjel Dules ndodhet në arrest me burg, por emri i tij në fletën e votimit është votuar në Himarë ashtu si edhe kandidati kundërshtar i propozuar nga PS-ja, Jorgo Goro. Ky i fundit garon për një mandat të dytë dhe gara aty pritet të jetë e fortë. Pse? Nëse do t’i hedhim një sy pjeswmarrjes do të kuptojmë shumëçka se cfarë po ndodh në zonën që nxehu diplomacinë greke.

Në zgjedhjet e fundit lokale ku u votua vetëm për kandidatin e PS-së, Jorgo Goro, pa kundërshtar pjesëmarrja në Himarë ishte 18.74%.

Kjo përqindje është përmbysur në zgjedhjet e të dielës. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në orën 18.00, pjesëmarrja e votimit në Himarë ka qenë e lartë 33.04% ,një përqindje kjo që vlen për tu diskutuar dhe për të dalë në disa konkluzione paraprake se rezultati aty mund të sjellë edhe surpriza sa kohe që pjesëmarrja është rritur ndjeshëm dhe që presupozohet që jo domosdoshmërisht është në favor për Goron sa kohë që për këtë të fundit pjesëmarrja katër vjet më parë ishte rreth 19%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë