Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat pas mbylljes së kutive të votimit.
“Nga kjo platformë dua të ju përcjell përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetare e qytetarë që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre, në një ditë të historisë sonë.
Ata votuan në qendrat e votimit, në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën në mënyrën më të civilizuar, folën me guxim dhe vendosmëri.
Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike.
Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të 4-anët e vendit.
Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra të mafias shtetërore, të bandave të kësaj mafie, oligarkëve dhe bandave të saj, po me atë përgjegjësi, guxim, vendosmëri të numërojnë çdo votë.
Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë…”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje