Politike

Mbyllet votimi, Rama njofton përmes një fotoje: PS merr 50 bashki

Në mbyllje të kutive të votimit, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes një fotoje të publikuar në faqen e tij në Facebook se PS-ja do të marrë rezultatin maksimal që pretendonte; 50 bashki.

Në intervistat e fundit për mediat, Rama luhatej tek numri 48­-50 i bashkive që synonte.

Përmes një fotoje të publikuar, Rama njofton se PS do të marrë 50 bashki pa bërë asnjë koment tjetër. Ndërsa opozitën e rrumbullakos me bashkitë e mbetura, plot 11.

Në zgjedhjet e 2015-ës, PS-ja mori 45 bashki. Në zgjedhjet e 2019-ës rezultati u përmbys si pasojë e bojkotit të opozitës, duke bërë që PS-ja të fitonte në tavolinë të 61 bashkitë       


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë