Ne rrjet

Trump kufizon marrjen e azilit në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër vendim të bujshëm kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA, duke kufizuar dhënien e azilit. Dhe si çdo gjë që ka të bëjë me planin e administratës Trump për të kufizuar në mënyrë radikale azilin kryesisht për njerëzit që kalojnë nga SHBA-ja në Meksikë pa dokumente, ka shkaktuar mjaft reagime.

Ky vendim është marrë javët e fundit, pas krizës së emigrantëve të paligjshëm që hyjnë nga kufiri meksikan u shndërrua në një çështje të nxehtë politike për shkak të karvanit nga Amerikan Qendrore që është nisur drejt SHBA-së.

Politika e re, e bërë publike të enjten në mbrëmje, vetëm një ditë para se të hynte në fuqi, pritet të zgjasë fillimisht 90 ditë dhe do të kufizojë në mënyrë të menjëhershme dhëniën e azilit. Të premten, disa zyrtarë të institucioneve të azilit nuk kishin marrë ende udhëzime se si ta zbatonin politikën e re, e cila erdhi në një kohë kur të tjera lajme dominonin titujt e mediave amerikane, duke mos tërhequr vëmendjen e duhur.

Qindra njerëz në ditë kalojnë në SHBA nëpërmjet pikave të hyrjes dhe kërkojnë azil. Por tanimë sipas rregullave të reja, cilido që arrin në kufi, ndërkohë kjo politikë është në fuqi do të jetë i detyruar të zgjedhë midis pritjes për javë të tëra në kufi, ose të kalonjnë në mënyrë të paligjshme kufirin dhe të rrezikojnë deportimin e menjëhershëm. Kalimi i paligjshëm nga kufiri meksikan mund t’u jepte atyre një shans për të qëndruar në SHBA, por ky shans do të kishte shumë më pak privilegje sesa azilkërkuesit e rregullt. Rregullat e reja janë parë si një përshkallëzim i vazhdueshëm i luftës së administratës Trump kundër emigrantëve.

Azilkërkuesit si kjo familje do të detyrohen  të zgjedhin midis pritjes ose deportimit 

Çfarë ndryshoi administrata Trump?

Sipas ligjit amerikan, njerëzit që hyjnë në SHBA pa dokumente mund të aplikojnë për azil, nëse tregojnë se ata po ikin nga përndjekja në vendin e tyre (për shkak të racës, kombësisë, fesë, mendimit politik ose anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror), SHBA-ja supozohet t’u japë atyre azil dhe mbrojtje.

Të enjten, administrata Trump publikoi një rregullore e cila u botua zyrtarisht në Regjistrin Federal të premten, e cila linte mënjanë procesin tradicional të pritjes njëmujore për marrjen e azilit. Pastaj, të premten në mëngjes, Trump nënshkroi një ndalim hyrjeje për njerëzit që shkojnë në SHBA nga kufiri meksikan.

Si merret azili në SHBA?

Dikush që hyn në SHBA pa dokumente, qoftë në një port hyrjeje ose në ndonjë mënyrë tjetër, i nënshtrohet deportimit të menjëhershëm pa seancë gjyqësore, përveç nëse personi në fjalë thotë se dëshiron të kërkojë azil pasi ka frikë nga persekutimi në vendin e tij. Në ato raste, ai ka të drejtë për një intervistë me një oficer.

Presidenti Donald Trump

Në përgjithësi, nëse zyrtari i azilit përcakton se si është viktimë e persekutimit (me fjalë të tjera, ekziston një mundësi e madhe që të persekutohet nëse deportohet për shkak të racës, kombësisë, fesë apo opinionit politik), ai lejohet të shkojë përpara një gjykatësi emigracioni. Në këtë mënyrë emigrantët bëjnë zyrtarisht një kërkesë për azil. Dhe ndërkohë, që nga seancat dëgjimore të emigracionit kërkojnë muaj apo vite, emigrantët janë në gjendje të punojë dhe të jetojë në SHBA. Por gjyqtari pret deri në fund të procesit për të gjykuar. Nëse një emigrant nuk ka të drejtë për azil, por ka arsye ende të ketë frikë nga persekutimi, ai mund të marrë një formë më të vogël mbrojtjeje që i lejon të qëndrojë në SHBA, por nuk i jep asnjë status të përhershëm ligjor.

Si do të funksionojë procesi sipas rregullave të reja të Trump?

Dikush që hyn në SHBA nga Meksika pa dokumente, do të vazhdojë të ketë të drejtën e një interviste me një oficer të azilit. Por oficeri i azilit kërkohet që ta shënojë në dokumentet se emigranti në fjalë nuk ka frikë të besueshme nga persekutimi në vendin e origjinës, por një “frikë të arsyeshme” , term teknik që tregon se përndjekja ka më pak gjasa të jetë e vërtetë.

Edhe pse është vetëm një fjalë, diferenca në normat e kalueshmërisë është e habitshme, pasi vetëm se 25 për qind e emigrantëve që u shënohet në dokumente se kanë “frikë të arsyeshme” nga përndjekja marrin azil. Në këtë mënyrë, mijëra kërkues azili do të dëboheshin pa dalë para një gjykatësi./ TheVox/

Kufiri SHBA-Mesksike


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë