Politike

Bardh Spahia: Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse

Bardh Spahia, Kryebashkiaku i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës është shprehur i bindur për një fitore të thellë në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme.

Gjatë një interviste për mediat, Spahia ftoi të gjithë qytetarët e Shkodrës të shohin drejt një 4-vjecari të suksesshëm.

Spahia falenderoi të gjithë mbështetësit, komisionerët dhe numëruesit që do të ndjekin procesin, duke thënë se ka bindjen e plotë se do t’i japin me përkushtim vlerën që i takon çdo vote të qytetarëve shkodran.

“Dua t’i garantoj që vota e tyre do të jetë e përkthyer në përkushtim për zhvillimin e Shkodrës. Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse, prandaj i ftoj qytetarët tanë të shohin për një 4 vjeçar të suksesshëm”, u shpreh Spahia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë