Politike

Rama nxjerr foto nga ekipi i punës në PS: Ne bëjmë fushatë me shifra, opozita shikon filxhan

Kryeministri Edi Rama postoi foto nga ekipi i fushatës i ngritur në zyrat e Partisë Socialiste për të treguar se rezultatet e nxjerra janë të sakta bazuar mbi algoritme shkencore, ndërsa opozita, sipas tij, vijon të shikojë filxhan, duke reaguar indirekt ndaj qëndrimit të Sali Berishës i cili hodhi dyshime mbi rezultatin elektronik të zgjedhjeve në tre bashkitë pilot.    

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore

Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama duke e shoqëruar edhe me foto nga zyrat e PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë