Politike

Topçiu, kryebashkiaku i Maliqit pritet të rizgjidhet për herë të shtatë

Një rekord në këto zgjedhje pritet të jetë dhe rizgjedhja në detyrë e kryebashkiakut socialist të Maliqit, Gëzim Topçiu.

Teksa janë numëruar vetëm 42 kuti nga 76 në total, Topçiu udhëheq me 68.34% të votave(7513) ndërsa rivali i tij i koalicionit Bashkë Fitojmë, Alfred Gega numëron vetëm 3481.

Topçiu po shkon në këtë mënyrë drejt mandatit të tij të shtatë.

Ai është zgjedhur për herë të parë në krye të bashkisë së Maliqit kur ka qenë 33 vjeç, dhe tashmë prej 23 vitesh ndodhet në drejtimin e qytetit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë