Gazeta Si – Kandidati i PS-së, Benet Beci ka fituar Bashkinë e Shkodrës, duke marrë kështu një nga bastionet historikisht të djathta.
Qytetarët i kanë besuar kandidatit të PS-së, Becit drejtimin e kryeqendrës së veriut për 4 vitet e ardhshme.
Beci ka fituar me rreth 10 mijë vota epërsi ndaj kundërshtarit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Benet Beci ka marrë mbi 60 për qind të votave në Bashkinë e Shkodrës. Nga ana tjetër, Bardh Spahia ka marrë rreth 40 % të votave në Bashkinë e Shkodrës.
Më herët, kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook gjatë procesit të numërimit të votave në Shkodër.
Ai shkroi se Shkodra ia ka ngrënë zemrën krejt ndërsa Beci është me rreth 10 mijë vota para kryebashkiakut aktual Bardh Spahia. “Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, ka shkruar Rama në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje