Politike

PS fiton Kuçovën, konteston Lefter Maliqi: Kishte manipulim

Kandidati i koalicionit opozitar Berisha-Meta në bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka reaguar i revoltuar nga rezultati i numërimeve pasi është rreth 700 vota larg kandidatit të PS.

Para mediave ai thotë se kishte manipulim të hapur.

Maliqi u shpreh se ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa thotë se nuk do të dorëzohet derisa të largojë të korruptuarit.

“Unë kam fituar moralisht. Zoti është i madh. Blenë votat të gjitha me radhë. Në orën 12 të natës fiknin dritat e lëviznin, unë i jam mirënjohës banorëve të Kuçovës. Hera e parë që thyej këtë bastion të majtë. Kam një besim që nuk largohem nga beteja derisa të largoj të korruptuarit. Të jeni të bindur. I kam bërë denoncimet në OSBE-ODIHR. Rasti i parë që KZAZ mbyllet për 40-50 minuta. Dyshoj në manipulim komplet. Për mua është manipulim i hapur”, tha Maliqi.

Rezultati është 6904 vota për Kreshnik Hajdarin të PS dhe 6222 vota për Lefter Maliqin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë