Bardh Spahia, kryetari aktual i Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas humbjes së thellë kundrejt kundërshtarit, kandidatit socialist, Benet Beci.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës u ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan shkurt Spahia në Facebook.
Vetëm 24 orë më parë, Bardh Spahia u shpreh i sigurtë se kishte fituar në Shkodër, ndërsa Erisa Spiropali paralajmëroi menjëherë pas tij se fitorja e Benet Becit do të ishte njësoj si Kamza me diferencë të madhe votash. Dhe ashtu ndodhi. Pas certifikimit të zgjedhjeve, Benet Beci pritet të jetë kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës që do të përfaqësojë Partinë Socialiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje