Politike

A ishin këto zgjedhje të drejta? ODHIR: Shqetësuese raportimet për blerje votash dhe presioni mbi administratën

Kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it, Audrey Glover në prezantimin e raportit paraprak të OSBE/ODHIR-it, tha se do shihet me kujdes çdo rast denoncimi nga palët politike që mund të ketë prekur procesin zgjedhor.

“Do shohim konkretisht se çfarë do denoncohet lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe se nëse është prekur vota”, tha Glover. Ajo raportoi se shqetësues ka qenë fakti se ka pasur pretendime për blerje votash.

“Zgjedhësit nuk bënë dot zgjedhje lokale. U ndikuan nga retorika e politikës kombëtare”, tha Glover.

Ajo ngriti shqetësimin edhe se deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike.

“Shqetësimi ynë i madh është se deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike”, u shpreh ajo.

Glover tha se është e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta por “duhet të vëmë re se nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore për të siguruar se manipulimet dhe kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, besoj se duhet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz, në mënyrë që të jenë të lirë për të votuar për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që iu thuhet se duhet të votojnë. Shpresoj gjithashtu se masat do të merren sipas legjilacionit për t’u siguruar që manipulimi të marrë fund. Duhet të presim që të mbarojnë disa procese”, tha Glover.

Sipas Glover, “procesi ishte i polarizuar nga partitë kryesore dhe ndarja e thellë mes opozitës”. “Nuk u shfaqën në fushatë çështje me rëndësi për komunitetet”. “Komisionet u ndikuan negativisht nga zëvendësimi i minutave të fundit”. Një problematike tjetër , sipas Glover, “ishte mosplotësimi i komisioneve me komisionerë”.

“Kandidatët nuk zhvilluan debate me njëri tjetrin, por përdorën rrjetet sociale”, përmendi ajo një tjetër mangësi gjatë këtyre zgjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë