Politike

Garë e fortë në Kavajë, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja, në avantazh ndaj Redjal Kralit të PS

votime, votues, shenja, gisht,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, sipas rezultateve të orës 20.30 të mbrëmjes kryeson me 8477 vota. Ndërsa kandidati i PS, Redjal Krali me 7818 vota. Ka ende kuti votimi për tu numëruar dhe gara pritet të shkojë e fortë deri në fund. Kavaja, ndryshe nga bashkitë e tjera, e filloi numërimin me vonesë dhe gara mes dy kandidatëve ka qenë e fortë që në kutinë e parë, ku herë ka dominuar njëri kandidat e herë tjetri.

Ndërkohë mbështetësit e Fisnik Qoses filluan festimet për disa minuta para kohe, në mbështetje të kandidatit “Bashkë Fitojmë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë