Politike

Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  fiton Kavajën  

Opozita ka arritur ta rimarrë Kavajën, qytetin që njihej si bastion i saj. Numri i votave të fundit i ka dhënë avantazh kandidatin të opozitës, Fisnik Qosja, i cili do të marrë drejtimin e qytetit simbol të demokracisë vetëm pasi disa vitesh.

Numërimi i disa kutive të votimit pro kandidatit të opozitës ka dhënë siguri për fitoren, pasi kishin mbetur pa numëruar kutitë e Luzit të Vogël. Kjo ka krijuar sigurinë e tyre. Deri më tani, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 7 bashki gjithsej.

Fisnik Qosja tha për mediat se është koha që të zbatojë programin e tij dhe do bëjë maksimumin që të përmbushë çdo pikë të tij. Më herët, ai është përshëndetur dukle shtrënguar duart me Redian Kralin, kandidatin e PS-së për Kavajën.   

“E prisja. Redi është çun Kavaje, edhe unë po të njëjtën gjë do bëja po të kisha humbur këto zgjedhje, në fund garë është. Në garë një do fitojë, është një gjë normale. Unë e falënderoj edhe për punët e mira që ka bërë. Do jemi në bashkëpunim edhe gjatë ditëve në vazhdim, për të mirën e Kavajës unë do bashkëpunoj me të gjithë.

Do mundohem, do bëj maksimumin që të gjitha ato pikat e programit t’i realizoj.

Jam i lumtur për qytetarët e Kavajës që u çliruan nga qeverisja e madhe se e kishin kapur Kavajën për fyti dhe patën përdor çdo lloj makinerie që ta kishin zap, po kavajasit nuk bëhen kollaj. Janë shpirt i lirë dhe siç e treguan me 14 maj, vendosën vetë e zgjidhën vetë dhe e mbështetën vetë”, tha Qosja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë