Ka ndodhur

Tentoi të vriste me thikë një person, kapet pas 10 muajsh 28-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Sipas policisë, i riu Qamil Hasa në gushtin e vitit të kaluar ka tentuar të godasë me thikë një 33-vjeçar. Që pas kësaj ngjarjeje, atij iu caktua masa “arrest me burg” nga gjykata.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 2 gusht të vitit 2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Qamil Hasa dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Olsi Dervishi, 33 vjeç, banues në Elbasan”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë