Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për të gjitha KZAZ-të që vijojnë numërimin e votave për Këshillat Bashkiakë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për Këshillin e Bashkisë.
Sipas Celibashit, KZAZ-të duhet ta përfundojnë sot (e marte) brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për Këshillin e Bashkisë.
“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për Këshillin e Bashkisë. Urdhri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ-të duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për Këshillin e Bashkisë”, tha Celibashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje