Politike

Mesazhi i Këlliçit pas humbjes: Dhashë gjithçka nga vetja. 14 maji s’pasqyron realitetin, duhet të reflektojmë (nuk përmend Berishën dhe Metën)

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit. Pas humbjes me një diferencë prej rreth 60 mijë votash përballë Erion Veliajt me diferencë dhe ndryshe nga Sali Berisha, Këlliçi tha se duhet analizuar me ftohtësi rezultati dhe shtoi se do të vijojë të punojë për Tiranën në çdo pozicion që do jetë. Gjithsesi, Këlliçi u shpreh se rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron realitetin. Ajo që ra në sy gjithashtu në fjalën e tij është se ne gjithë qëndrimin publik përfshi edhe të falënderimit për ata që e ndihmuan ai nuk përmendi nominalisht as Sali Berishën dhe as Ilir Metën

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk është shprehje e vulllnetit të lirë të qytetarëve, por sipas tij, është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

“U kërkoj me përulje për të vijuar numërimin për këshillin bashkiak për ekipin tonë. Rezultati nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, por e fituar nga një makineri e madhe shantazhi. Po përgatisim dokumentacionin e plotë për shkeljet e bëra.

Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen më të pabarabartë të 32 viteve. Por dola para qytetarëve me një program që vuri në qendër nevojat e qytetarëve. Mesa duket kjo nuk mjaftoi. E kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria pret më shumë. Të gjithë duhet të reflektojmë. Nuk do të thotë që po tërhiqemi, por duhet të kërkojmë brenda.

Dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë dhe nga mandati i deputetit. Gjatë fushatës time ia dola të bëj transparencë për keqpërdorimin e pushtetit dhe nxora në publik afera tronditëse të trajtuara si sekret shtetëror. Jam krenar për këtë shërbim. Ekipi ynë në këshillin bashkiak do na përfaqësojë të gjithëve. Tirana meriton shumë më shumë dhe do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion që do gjendem”- tha Këlliçi”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë