Politike

Morën vetëm 7 bashki, Meta në zyrën e Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi të mërkurën një takim në selinë blu.

Ky është takimi i parë pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” shënoi një humbje të thellë përballë Partisë Socialiste.

Meta qëndroi në zyrën e Berishës për rreth 1 orë dhe nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

Në zgjedhjet të dielës, PS fitoi 53 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë” mori 7 të tilla,  “MEGA” fitoi bashkinë e Finiqit.

PS ka fituar gjithashtu pjesën dërrmuese të këshillave bashkiakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë