Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se ish-kryeministri Berisha nuk duhet të tërhiqet nga pozicioni që ka pasi kjo është një kërkesë që vjen nga kryeministri Rama.
Ai tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” megjithëse nuk kishte numërues dhe komisionerë, arriti të marrë mbi 500 mijë vota.
“Ne e dimë realitetin, ky është realiteti. E dimë që i vjedhin, manipulojnë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për tu përballur me këta. Ju i patë vetë si shkuan zgjedhjet. Përgjegjësitë tona janë ato që u thashë. Ne përballemi me një realitet që është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Ju po e bëni si ai çobani me lopën që i thonë ke faj. Ose të përballemi ose të shkojmë të gjithë në shtëpi. Asnjë hap s’ka pse të bëjë pas Berisha se e kërkon Rama. E kërkojnë këtë që të shkalafitet opozita. Ju po thoni hajde ti japim një dorë Ramës”, tha Paloka.
I pyetur për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së, një ditë më parë, Paloka tha se “Nuk dorëhiqet një njeri nga një post që nuk e ka pasur kurrë. Alibeaj e mbaroi misionin, aq ia kishin caktuar. Ai e çoi misionin deri në fund. Koalicioni “bashkë fitojmë” mori mbi 500 mijë vota, pa pasur komisionerë, sigël, financim, numërues. Unë e kam thënë më shumë se një herë, ky është realiteti”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje